Tre të vdekur, 118 raste të reja me COVID-19 dhe 50 të shëruar

Tre të vdekur, 118 raste të reja me COVID-19 dhe 50 të shëruar

Aktuale October 19, 2020 - 15:01

Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 828 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 118 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tri raste të vdekjes me SARS CoV-2 (një rast nga Spitali i Përgjithshëm Gjilan, një rast nga Spitali i Përgjithshëm Pejë dhe një rast nga Mjekimi Intensiv Qendror, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 17.009 raste nga 80.886 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 656 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 50 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.716 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.637.