Zemaj paralajmëron shtrëngim të masave në dy faza ditore, duke përfshirë edhe gastronominë

Zemaj paralajmëron shtrëngim të masave në dy faza ditore, duke përfshirë edhe gastronominë

Aktuale October 19, 2020 - 13:07

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka paralajmëruar shtrëngim të masave pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19. Ai tha se këto masa do të jenë në dy faza ditore, duke përfshirë edhe sektorin e gastronomisë.

Zemaj këto deklarata i ka bërë pas vizitës në Burgun e Lipjanit, raporton “Ekonomia Online”.

Ai tha se menaxhimi sa i përket situatës me COVID është i mirë dhe në Burgun e Lipjanit nuk ka të infektuar me koronavirus.

“Ne po ashtu do t’i furnizojmë të burgosurat me barna dhe shërbime të tjera”.

Ai foli edhe sa u përket masave dhe tha se do të ketë shtrëngim të masave në dy faza ditore, edhe sa i përket gastronomisë.

Ministri Zemaj theksoi se mbyllja e tërësishme është opsioni i fundit, andaj të gjithë qytetarët obligohen t’i respektojnë masat.