Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Infektologu Sadiku: Kosova duhet të forcojë masat për parandalimin e rritjes së rasteve me COVID-19

Infektologu Sadiku: Kosova duhet të forcojë masat për parandalimin e rritjes së rasteve me COVID-19

Aktuale October 18, 2020 - 18:06

Infektologu, Izet Sadiku, ka folur për gjendjen aktuale të pandemisë COVID-19 në Kosovë.

Sipas tij, duke u bazuar në javën e fundit të të rritjeve të rasteve me koronavirus në shtetet evropiane, Kosova duhet të analizojë forcimin e masave për parandalimin e përhapjes së infektimeve.

“Në javën e fundit kemi pasur rritje të rasteve me COVID19 e cika ka qenë e pritur sidomos tash kur po shohim rritjen e shpejt të rasteve ne Evropë.

Java e fundit ka treguar që po hym shumë shpejt në një fazë të re dhe shtetet Evropianekanë filluar aplikimin e masave te reja për të parandaluar dhe mbajtur në kontrollë një valë të re të infeksionit. Edhe Kosova duhet të analizoj forcimin e masave me qëllim të parandalimit të rritjes së rasteve që mudn te jenë të pa përballueshme për sistemin spitalor”, tha Sadiku përmes një deklarate transmeton Zëri.

Ai thekson se rritja e numrit të rasteve në kryeqytet ka qenë e pritshme duke u bazuar në aktivitet dhe pushtimin lokal.

“Numri i rasteve në Prishtinë është shume i lartë, diku 40-50% e rasteve të reja , e cila është e kuptushme duke ditur aktivietet në Prishtinë, por duhet edhe mobilizim më i madh sidomos i pushtetit lokal sepse nuk ka asnjë aktivitet më i rëndeshim në ketë fazë se sa parandalimin dhe luftimi i COVID19”, tha ai.

Infektologu tutje ka theksuar senë vendet ku nuk respektohen masat duhet të merren masat ndëshkuese.

“Rritja e kapacieteve testuse e cila do të vazhdoj të rritet edhe javëve ne vijim,

Punësimi i mbi 600 punëtorëve shëndetësor, rritja e pajisjeve dhe kapacieteve spitalore, rritja e numrit të inspektorëve. Janë disa masa që janë nderrmarrë për lufitimin dhe parandalimin e pandemisë të cilat kanë dhanê rezultate.Tash duhet filluar kontrolli rigoroz i respektimit të masave dhe duhet të filoj aplikimi i masave parciale, aty ku nuk respektohen masat aty merren masat ndëshkuese, të analizohen veprimtarit që rrisin rrezikun e infeksionit më shumë te merren ,masa për redukim te tyre. Të bëhet vaksinimi për gripin sezonal. Të respektohen masat parandaluese”, përfundoi ai. /Zeri.info//