Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Hoti i shqetësuar me sulmin ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi

Hoti i shqetësuar me sulmin ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi

Aktuale October 18, 2020 - 17:50

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas raportimit për sulm në veturen e gazetarit Shkumbin Kajtazi.

Hoti është shprehur i shqetsuar me sulmin ndaj gazetarit Kajtazi, ndërsa ka thënë se liria e medias dhe liria e shprehjes janë të garantuara me ligj dhe do të mbrohen në secilën rrethanë.

“Me shqetësim e mora lajmin për rastin e sulmit ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi.

Liria e medias dhe liria e shprehjes janë të garantuara me ligj dhe do të mbrohen në secilën rrethanë. Prandaj, kërkoj nga organet e rendit që ta trajtojnë rastin e Shkumbinit me prioritet të lartë dhe t'i zbardhin rrethanat e sulmit”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave, sipas kryeministrit janë sulme direkte ndaj vlerave demokratike, duke kërkuar që këto sulme të trajtohen me prioritet nga organet e rendit në Kosovë./Zëri