Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
Rriten sërish numrat e të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri

Rriten sërish numrat e të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri

Aktuale October 18, 2020 - 16:51

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 1276 testime të dyshuara me COVID-19, ndërkaq 281 qytetarë janë konfirmuar pozitivë.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila  përmes raportit ditor njoftoi se tre qytetarë kanë humbur jetën në orët e fundit.

Ministria thotë se në orët e fundit janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 10,071 numrin e të shëruarve në vend, që prej fillimit të epidemisë. Sipas të dhënave, kryeqyteti kryson listën për numrin e të infektuarve, ku nga 281 raste dittore, 151 prej tyre janë zbuluar vetëm në Tiranë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit:

151 raste në Tiranë
30 raste në Korçë
18 raste në Fier
14 raste në Elbasan
12 raste në Pogradec
7 raste në Lezhë, Mirditë, Kuçovë
5 raste në Kavajë, Kamëz
4 raste në Berat
3 në Devoll
2 raste në Durrës, Vlorë, Rrogozhinë, Roskovec, Cerrik
1 rast në Shkodër, Kurbin, Mallakastër, Librazhd, Gjirokastër, Peqin, Kolonjë, Maliq.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive, ndërkaq 5 pacientë janë të intubuar. Ministria thekson se në total janë kryer 107,369, kurse numri i rasteve pozitive ka shkuar mbi 17 mijë.

Aktualisht në 12 qarqet e vendit janë  evidentuar 6,533 raste aktive, ndërkohë numri i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 451./EuronewsAlbania