Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Aktuale October 18, 2020 - 16:15

Vendi ynë do të vijoj të mbetet me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Kjo situatë vije si rrjedhojë e masave stabile të ajrit të cilat do të mbeten prezent gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit. Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta, kështu që mundësia për brymë mbetet evidente.

Sipas IHMK-së temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.
Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira.

Kur përmenden kushtet agrometeorologjike vlen të ceket se java do të jetë e favorshme për bujkun për t’i mbjellur kulturat vjeshtore, pasi që ditëve të fundit patëm reshje në sasi të konsiderueshme shiu dhe jemi brenda afatit kohor të mbjelljeve të kulturave vjeshtore.

Image