Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
Prifti serb hoqi flamurin kombëtar në Koshare, dy kosovarë heqin flamurin serb në Leposaviq

Prifti serb hoqi flamurin kombëtar në Koshare, dy kosovarë heqin flamurin serb në Leposaviq

Aktuale October 18, 2020 - 15:15

Para pak ditësh një prift serb largoi flamurin kombëtar shqiptar nga Kulla e Vrojtimit në Koshare.

Këtë veprim nuk mundën ta përballonin dy shqiptarë të Kosovës, të cilët i'u kundërpërgjigjën këtij veprimi duke larguar flamurin serb në Leposaviq.

Dy qytetarët kosovarë, Nuhi Bashota dhe Florim Morina, shkuan të shtunën në Leposaviq për ta larguar flamurin serb.

Kështu bënë të ditur vetë ata përmes një deklarate në “Facebook”, transmeton Zëri.

“S’më la ndërgjegjja pa iu përgjigjur priftit serb, shkova ne Leposaviq dhe ua hoqa flamurin e çetnikëve serbë, për Flamurin Kuq e Zi me Shqiponjën dy krenare e kallim edhe Beogradin”, theksuan ata përmes kësaj deklarate.

Largimi i flamurit kombëtar me 10 tetor nxiti reagime të shumta në vend, kjo pasi që ai flamur qëndron aty që nga përfundimi i luftës. /Zeri.info