Infektuar: 18910
Shëruar: 15367
Vdekur: 674
Tre anëtarët e Presidencës boshnjake unanimisht kundërshtojnë njohjen e Kosovës

Tre anëtarët e Presidencës boshnjake unanimisht kundërshtojnë njohjen e Kosovës

Aktuale October 15, 2020 - 15:30

Në seancën e sotme, Presidenca e Bosnjë dhe Hercegovinës nuk e njohu pavarësinë e Kosovës.

Siç raporton agjencia e lajmeve të Republikës Serbe në BeH, “Srna”, anëtarët e Presidencës së BeH-së, Shefik Xhaferoviq dhe Zhelko Komshiq, së bashku me anëtarin serb të Presidencës, Milorad Dodik, votuan kundër njohjes së Kosovës, raporton “Tanjug”.

Komshiqi më parë kërkoi që kjo pikë të përfshihet në rendin e ditës, duke e shpjeguar atë me nevojën për të respektuar vullnetin e shqiptarëve në Kosovë, si dhe, siç tha ai, pavarësia e Kosovës është një situatë faktike, transmeton “Zeri.info”.

Në seancën e Presidencës më 17 shtator, Dodiku votoi kundër njohjes së Kosovës dhe njoftoi se do të fillonte mbrojtjen e interesit jetësor kombëtar për atë çështje. /Zëri