Selmanaj: Ne e kemi një kryeministër i cili bukën e merr me vete nga shtëpia, më thotë a do edhe ti

Selmanaj: Ne e kemi një kryeministër i cili bukën e merr me vete nga shtëpia, më thotë a do edhe ti

Aktuale September 29, 2020 - 23:29

Driton Selmanaj ka thënë se kryeministri i Kosovës nuk e harxhon buxhetin e Kosovës, madje ai edhe bukën e merr nga shtëpia.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka treguar në RTK edhe çfarë ushqime merr kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nga shtëpia e tij.

“Na e kemi një kryeministër i cili bukën e merr me vete nga shtëpia. Kryesisht merr sandviçë me bukë të zezë dhe e ha në zyrë. Bile nganjëherë më thotë: ‘Zëvendës, a po do ti?’”, ka thënë Selmanaj.