Nasim Haradinaj nesër paraqitet para gjykatësit në Speciale

Nasim Haradinaj nesër paraqitet para gjykatësit në Speciale

Aktuale September 28, 2020 - 21:49

Prokuroria Speciale, përmes një njoftimi dërguar mediave, ka thënë se nesër, më 29 shtator në orën 15:00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Nasim Haradinajt i cili u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Sipas njoftimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, për Nasim Haradinajn thuhet se është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Paraqitja e parë e Nasim Haradinajt do të mbahet në seancë publike, e cila mund të përcillet përmes transmetimit në Internet dhe po ashtu mund të përcillet edhe nga galeria publike e sallës së gjyqit brenda mjediseve të Dhomave të Specializuara të Kosovës. /Zëri