Miftaraj i propozon Hotit të iniciojë mocion votëbesimi

Miftaraj i propozon Hotit të iniciojë mocion votëbesimi

Aktuale September 28, 2020 - 19:56

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, përmes llogarisë në “Facebook” ka kritikuar Qeverinë aktuale për faktin se nuk po arrin të kalojë në Kuvend asnjë iniciativë ligjore.

Kjo për arsye se po i mungon shumica parlamentare. Prandaj, thotë ai, kryeministri duhet të kërkojë mocion votëbesimi.

“Një qeveri me 35 vota në Kuvend, hiç se di qysh mundet me qeveris me vendin. Një Kryeministër që është me integritet, në momentin që i dështon një iniciative ligjore katër herë në Kuvendin e Kosovës brenda disa ditëve, punën e parë që do duhej ta bënte është të iniconte mocion votëbesimi”, ka shkruar Miftaraj. /Zëri