Infektuar: 18910
Shëruar: 15367
Vdekur: 674
Miftaraj: Në botë kur të arrestohen narko dilerë konfiskohet drogë e para, në Karaçevë u konfiskua bagëti

Miftaraj: Në botë kur të arrestohen narko dilerë konfiskohet drogë e para, në Karaçevë u konfiskua bagëti

Aktuale September 27, 2020 - 21:58

Duke ironizuar me aksionin e fundit të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës ku u mbyllën mbi dhjetë kazino, drejtori Ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj në llogarinë e tij në “Facebook” ka shkruar se pas këtij aksioni po del se më së shumti fituan të burgosurit në burgun e Dubravës.

Kjo pasi në Karaçevë u konfiskuan lopë, dhi dhe dele, mishi i të cilave shkon për të burgosurit.

Në vendet tjera, sipas Miftarajt, kur kryhen këso aksione konfiskohen para dhe drogë ndërsa në Karaçevë u konfiskuan bagëti.

“Nga aksioni u konfiskuan vetëm lopë dhe aty këtu ndonjë dhi ose dele. Mish të freskët për të burgosurit në Dubravë. Në krejtë botën kur të arrestohen narko dilerë konfiskohet drogë, automjete dhe mjete financiare, në Kosovë konfiskohen katër lopë. Në krejtë botën kur të arrestohen për bixhoz, konfiskohen lekë, në Kosovë konfiskohen dy dele. Në krejtë botën kur të arrestohen për prostitucion konfiskohen prapë lekë, në Kosovë konfiskohen tre dhi të kuqe", u shpreh ai.

Miftaraj, tërë aksionin e konsideron "propagandë të orkestruar dhe paguar”, e quajti të shkuar dëm. /Zëri