Gjendja e infermierit i cili u ther dje me thikë është stabile

Gjendja e infermierit i cili u ther dje me thikë është stabile

Aktuale September 27, 2020 - 16:59

Infermieri i Klinikës së Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i cili u plagos dje me thikë, pas intervenimit kirurgjik, po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK, njofton Zeri.info.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, i shoqëruar nga sindikalistë e zyrtarë tjerë të Odës së infermierëve e Shoqatëa për të drejtat e pacientëve, kanë vizituar sot infermierin F. B, të cilët njoftuan se infermieri ka gjendje stabile shëndetësore.

“Ata gjatë vizitës shprehen keqardhje lidhur me sulmin, duke i ofruar mbështetjen e këtyre institucioneve për infermierin. Duke i uruar shërim të shpejtë, u urua që ky të jetë rasti i fundit dhe institucionet kompetente të ndërmarrin masa që sulmuesit e punëtorëve shëndetësorë të dalin para drejtësisë. Po ashtu, është kërkuar mbrojtje institucionale për të gjithë punonjësit shëndetësorë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së. /Zëri