Dorëzohen dosje tjera të Speciales në zyrat e OVL të UÇK-së

Dorëzohen dosje tjera të Speciales në zyrat e OVL të UÇK-së

Aktuale September 22, 2020 - 12:02

Një pako e tretë me dosje është dorëzuar sërish sot në zyrat e veteranëve.

Sipas drejtuesve të OVL-së së UÇK-së, këto janë dokumente sekrete të Gjykatës Speciale, që janë dorëzuar paraditen e sotshme.

Kreu i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se sot rreth orës 10:45 një person ka sjellë një pako me dosje të tjera, të cilën ai e ka quajtur “Rrufeja 3”, raporton “Zeri.info”.

“Sot ka qenë më i shpejtë se rrufeja, se vetëm i ka lëshuar në korridor dhe ka ikur, i ka lënë dosjet. Kanë ardhur dosje të tjera, besojmë se janë të dala nga Gjykata Speciale. Në to ka emra të ndryshëm, që nuk jem të autorizuar t’i përmendim këta emra”, ka thënë Gucati në konferencën e jashtëzakonshme për media.

Gucati ka thënë se duhet ndërkombëtarët dhe vendorët të hetojnë pse këto dokumente po shkojnë në zyrat e tyre.

Ai ka thënë se këto dosje vërtetojnë se kjo gjykatë ka bashkëpunuar me Serbinë kundër UÇK-së.

“Ne do ta bëjmë publik secilin dokument që vjen prej tyre përderisa ata nuk mund t’i ruajnë dokumentet e tyre”, ka shtuar Gucati. /Zëri