Serbia kërcënon me shpërbërje Bosnjën, nëse njeh pavarësinë e Kosovës

Serbia kërcënon me shpërbërje Bosnjën, nëse njeh pavarësinë e Kosovës

Aktuale September 19, 2020 - 21:50

Qeveria serbe ka kërcënuar Bosnje Hercegovinën me shpërbërje, nëse ajo njeh pavarësinë e Kosovës.Ministria e Mbrojtjes serbe publikoi një deklaratë nga Ministri Aleksandar Vulin, i cili paralajmëroi presidentët boshnjakë dhe kroatë të Bosnjes se ai do të mbështeste pavarësinë e Republikës Serbe nëse ata mbështesnin atë të Kosovës, raporton Shqiptarja.com. Kërcënimi vjen në të njëjtën ditë pas një votimi të pasuksesshëm të presidencës trepalëshe të Bosnjes mbi njohjen e Kosovës.

Prej vitesh përfaqësuesit boshnjak dhe kroatë të presidencës kanë lobuar por pavarësisë së Kosovës por gjithnjë janë blloguar nga përfaqësuesit serb në presidencë, shkruan shqiptarja.com.

Edhe kësaj radhe, Milorad Dodik, kreu i njësisë serbe në Bosnje, votoi kundër.Vulin kritikoi udhëheqësit boshnjakë dhe kroatë të presidencës, Shefik Xhaferoviç dhe Zhelko Komshiç, për votimin pro pavarësisë së Kosovës.

Ai tha se vota e tyre tregon se ata nuk kujdesen për mendimin dhe ndjenjat e serbëve në Bosnje.Ministri, në mënyrë ironike, i drejtoi një pyetje presidentit serb Vuçiç se për sa kohë ai planifikon të ruajë integritetin territorial të Bosnjes, ndërsa presidentët e saj nuk respektojnë Serbinë.Duke vazhduar më tej ‘kritikën’ e tij ndaj Vuçiçit, ministri ‘e paralajmëroi’ atë se nuk mund t’i falë boshnjakët dhe kroatët për “vrasjen e Serbisë”, ashtu si ai i fali ata kur ata u përpoqën ta ‘vrisnin’ atë në Srebrenicë.Pretendimi i Vulin për një përpjekje për të vrarë Vuçiçin i referohet protestës në vitin 2015, kur presidenti i Serbisë vizitoi Srebrenicën në 20 vjetorin e gjenocidit. Brenda dhjetë ditësh duke filluar nga 11 korrik 1995, forcat serbe vranë 8,372 myslimanë boshnjakë në Masakrën e Srebrenicës.