Tre pacientët e vdekur në 24 orët e fundit ishin COVID-19 negativë

Tre pacientët e vdekur në 24 orët e fundit ishin COVID-19 negativë

Aktuale September 19, 2020 - 18:22

IKSHPK-ja ka lëshuar një njoftim për media ku është sqaruar për komunikatën e sotme. Nga ky institut kanë bërë të ditur se tre pacientët e vdekur në 24 orët e fundit ishin COVID-19 negativë.

“Instituti Kombëtar sqaron se brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes të hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe MIQ të QKUK dhe spitalin e Vushtrrisë me sëmundje shoqëruese dhe COVID pozitiv. Në momentin e vdekjes pacientët kanë qenë COVID negativë”, thuhet në njoftim.

IKSHP-ja sqaron se në raportin përfundimtar klinik diagnoza është gjendje pas COVID-19 dhe rezultatet laboratorike janë negative.

“Ministria e Shëndetësisë, QKUK dhe IKSHPK shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjarëve me rastin e vdekjes së të afërmve të tyre”, thuhet nga ky institut. /Zëri