Shqipëri, 5 viktima dhe mbi 150 raste të reja

Shqipëri, 5 viktima dhe mbi 150 raste të reja

Aktuale September 19, 2020 - 16:28

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit nga 836 testime dhe janë konfirmuar 153 raste të reja me koronavirus.

Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon:

57 raste në Tiranë, 15 në Lezhë, nga 11 raste në Krujë, Fier, Pogradec, 8 në Vlorë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Lushnje, Mat, Gramsh, Patos, nga 3 raste në Mallakastër, Librazhd, nga 2 raste në Berat, Divjakë, Maliq, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj,

Po ashtu, Ministria bëri me dije se me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçare nga Kruja, një 60 vjeçar nga Bulqiza, një 62 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçar nga Tirana një 82 vjeçar nga Elbasani./Opinion.al