Prokuroria: Aksioni i mbrëmshëm nuk ka lidhje me politikë – kemi vëzhguar për 1 vit grupet kriminale

Prokuroria: Aksioni i mbrëmshëm nuk ka lidhje me politikë – kemi vëzhguar për 1 vit grupet kriminale

Aktuale September 19, 2020 - 14:51

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka mohuar që aksioni i mbrëmshëm në Karaçevë kishte lidhje me diskutimet në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës së djeshme rreth kësaj zone kufitare me Serbinë.

Jetish Maloku nga Prokuroria Themelore në Gjilan bëri të ditur se aksioni i mbrëmshëm është hulumtim 1 vjeçar dhe nuk ka të bëjë me askënd dhe asgjë, njofton Klan Kosova

Maloku mes tjerash bëri të ditur se aksioni u zhvillua mbrëmë pas vendimit të Prokurorisë, Policisë dhe IPK-së se është koha e duhur për të zhbë aktivitet kriminale në zonën e Karaçevës dhe nuk kanë pasur ndikime nga askush pasi siç deklaroi ai ka qenë hulumtim njëvjeçar.