Kurti: Kriminelët e mëdhenj janë në kryeqytet dhe jo në Karaçevë

Kurti: Kriminelët e mëdhenj janë në kryeqytet dhe jo në Karaçevë

Aktuale September 19, 2020 - 14:32

Ish kryeministri Albin Kurti ka akuzuar institucionet e Kosovës se me aksionin në Karaçevë po tentojnë të fshehin kriminelët e mëdhenj, ata që sipas tij qëndrojnë mbrapa organizimit të krimit në Karaçevë.

Kurti në një konferencë për media të mbajtur para pak çastesh, për këtë aksion i la në faj krerët institucional duke i quajtur edhe kriminelët më të mëdhenj.

“E kanë kapur për bishti, koka e këtij krimi është diku tjetër, mbase në Prishtinë. Në Karaçevë mund të jetë bishti i gjarprit të krimit, por kurrsesi koka”, tha Kurti.

Ai tha se nuk u kapën kokat e krimit që i qëndrojnë lart e mbrapa krimit, por vetëm ekzekutorët. Kurti tha se krimi po lulëzon edhe afër kufirit që sipas tij u zhvendos me qëllim atje që të mbarohen ata lartë dhe të bëhet gjoja po goditet sikurse në rastin e Karaçevcës. Por, sipas tij ky aksion pikërisht është organizuar në kufi që të mbrohen kriminelët në kryeqytet.

"Dihet që numri më i madh i kriminelëve të paqes për metër katror në Republikën e Kosovës është në Prishtinë. E tash nëse luftojmë korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar si bëhet se ka kaq shumë zellë për të vrapuar në Zubin Potok e në Karaçevë e jo në Prishtinë. Kriminelët e mëdhenj janë fatkeqësisht në kryeqytet, prandaj për mua është absurde që ka kaq shumë zell për të shkuar larg kryeqytetit, ku për bindjen time, janë kokat e krimit”, ka thënë Kurti.“Kriminelët e mëdhenj janë në kryeqytet dhe nuk ka arsye për të shkuar së pari larg Prishtinës për të luftuar krimin. Kriminelët e mëdhenj janë fatkeqësisht në kryeqytet.”, tha ai.

Për ta kuptuar më mirë luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë, ai tha se duhet të merret parasysh Raporti i Progresit për Kosovën i vitit të kaluar ku vendi theksohet se ka krimin e organ izoluar dhe korrupsionin në nivel të lartë. /Zëri