Nitaj: Deputetët marrin 2 mijë euro në muaj nuk e kanë hallin e popullit

Nitaj: Deputetët marrin 2 mijë euro në muaj nuk e kanë hallin e popullit

Aktuale September 19, 2020 - 14:09

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj ka deklaruar se deputetët të cilët nuk po e votojnë Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike punët e tyre i kanë mirë sepse i marrin nga dy mijë euro në muaj.

Nitaj përmes një postimi në “Facebook”, u është drejtuar qytetarëve duke i thënë se mendoni dy herë këndë po e votoni.

“O popull, ata deputetë që nuk po votojnë që ju t’i merrni paret e juaja nga Trusti për hall, vet i kanë qitë pun’t n’dyzen e i marrin nga 2 mijë euro muaj për muaj. Gjeni kush janë e kur të votoni tjetër herë mendoni dy herë!”, ka shkruar ai.

Bëjmë të ditur se për shkak të mungesës së kuorumit, parlamenti të enjten nuk ka arritur që të votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike. Në qoftë se do votohej ky projektligj, qytetarëve kontributpagues do u mundësonte të tërhiqnin 10 për qind të Trustit. /Zëri