Shteti informon sot rreth aksionit në Karaçevë

Shteti informon sot rreth aksionit në Karaçevë

Aktuale September 19, 2020 - 12:29

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës sot do të deklarohen rreth aksionit të mbrëmshëm në Karaçevë.

Me shumë pak detaje shteti dje është deklaruar rreth aksionit. Banorët e kësaj ane dhe opinioni pritet që sot të njoftohen në detaje nga Prokuroria Themelore e Gjilanit në një konferencë për media në orën 14:00.

Në këtë konferencë është paralajmëruar se do të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Në lidhje me këtë çështje, Prokuroria Themelore e Gjilanit ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media në orën 14:00.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje e ftoi në interpelancë një ditë më parë ministrin e Punëve të Brendshme Agim Veliu që të raportojë në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Kosovës, në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Mirëpo, gjatë fjalimit të tij parlament, Veliu ka treguar se si në kohën sa ishte në qeverisje Albin Kurti, ai kishte kërkuar që të përfundonin një operacion për mbylljen e kazinove në atë pjesë ndërsa, siç potencoi ai Kurti nuk i ka dhënë leje.

Veliu u tha deputetëve se shumë shpejt do ta kryejë një aksion të tillë.

Në po këtë ditë sa u mbajt seanca e kuvendit, Policia e Kosovës në orët e vona të mbrëmjes filluan aksionin e madh në po atë pjesë. Ky aksion është kryer nën dyshimin për bixhoz të paligjshëm, trafikim me njerëz e shumë aktivitete të tjera kriminale.

Ndërkaq, Policia ka arritur që të arrestojë 33 persona ku prej tyre 10 ishin zyrtarë policorë, teksa kanë përfunduar edhe rrënimin e 11 objekteve të destinuara si kazino ilegale.

Në lidhje me këtë çështje, Prokuroria Themelore e Gjilanit ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media në orën 14:00.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës. /Zëri