Thaçi: Krenar me transformimin e TMK-së në ushtri të Kosovës

Thaçi: Krenar me transformimin e TMK-së në ushtri të Kosovës

Aktuale September 19, 2020 - 11:40

21 vjet më parë u bë themelimi i Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Për shënimin e kësaj date është deklaruar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi duke vlerësuar ish TMK-në si themel mbi të cilën u ndërtua ushtria e Kosovës.

Presidenti ka thënë se pas një lufte të pastër çlirimtare me partnerët perëndimor u jetësua ëndrra e Kosovës së lirë.

“Pas një lufte të pastër çlirimtare, bashkë me partneret strategjik perëndimor, ne jetësuam ëndrrën e Kosovës së lirë. Me të njëjtit aleat, ne nënshkruam demilitarizimin e UÇK-së, për t’i hapur rrugë 21 vjet më parë themelimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, në kuadër të ndërtimit të institucioneve demokratike dhe të një shteti multietnik”, ka thënë Thaçi në një deklaratë të tij postuar në “Facebook”.

Ai thotë se është krenar me transformimin e TMK-së në ushtri të Kosovës.

“Krenar me rrugëtimin dhe transformimin e TMK-së në ushtri të Kosovës, e cila sot është e gatshme për misione paqeruajtëse përkrah aleatëve, që dikur ndihmuan në çlirimin tonë”, tha ai. /Zëri