Haradinaj Stublla uron Shën Kits dhe Nevis për Ditën e Pavarësisë

Haradinaj Stublla uron Shën Kits dhe Nevis për Ditën e Pavarësisë

Aktuale September 19, 2020 - 11:34

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar institucionet dhe popullin e Shën Kits dhe Nevis me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Kryediplomatja Haradinaj Stublla i ka shprehur urime të përzemërta shtetit mik me rastin e kësaj feste kombëtare, duke bërë të ditur njëherësh se Republika e Kosovës është e gatshme për thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Shën Kits dhe Nevis (Saint Kitts and Nevis), shtet – ishuj midis Detit të Karaibeve dhe Oqeanit Atlantik, e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 28 tetor 2012, ndërsa lidhja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve është bërë me datën 4 mars 2016.