Hoti paralajmëron se me aksionin në Karaçevë po fillon kthimi në normalitet

Hoti paralajmëron se me aksionin në Karaçevë po fillon kthimi në normalitet

Aktuale September 19, 2020 - 10:46

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti duke iu referuar aksionit të mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë ku u arrestuan 33 civil, prej tyre 10 polic, si dhe u shembën disa kazino, ka theksuar se institucionet e vendit janë të gatshme të përballen me krimin dhe ofrojnë siguri për qytetarët.

Hoti ka thënë se me këtë aksion po shënohet vetëm fillimi i një normaliteti në çdo fushë në Kosovë.

“Operacioni i policisë në Karaçevë, i mbështetur edhe nga mekanizmat tjerë, është dëshmi se institucionet tona të sigurisë janë plotësisht të afta për të garantuar rend dhe ligj për qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Hoti.

Në deklaratën e tij ai ka shprehur falënderim për të gjithë ata që, sipas tij me përkushtim e profesionalizëm planifikuan dhe zbatuan një operacion kompleks e delikat.

“Ky është vetëm fillimi i kthimit të normalitetit në çdo fushë”, ka thënë Hoti./Zëri