LVV-ja: Bashkë me kazinot dhe prostitucionin të largohet edhe qeveria ilegale

LVV-ja: Bashkë me kazinot dhe prostitucionin të largohet edhe qeveria ilegale

Aktuale September 19, 2020 - 10:39

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka shkruar për aksionin e mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në Karaçevë të Kamenicës i cili tha se së bashku me kazinot e prostitucionin duhet të largohet edhe qeveria.

Sipas Rrahmanit aktivizimi qytetar dhe angazhimi politik detyron që çdo pushtet të veprojë, madje edhe atë ilegal.

“Deri dje qendër e bixhozit, prostitucionit, kontrabandës, shitjes së narkotikëve. Sot e rrënuar. Gjërat mund të ndryshohen edhe brenda orëve. Aktivizimi qytetar, angazhimi politik detyron çdo pushtet të veproj, madje edhe atë ilegal. Bashkë me kazinot e prostitucionin duhet të largohet edhe kjo qeveri ilegale”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”/Zëri