Kërkohet publikimi i emrave të policëve të arrestuar

Kërkohet publikimi i emrave të policëve të arrestuar

Aktuale September 19, 2020 - 09:44

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas aksionit të mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës, për të cilën thotë se duhet ta mbështesin pozitë dhe opozitë.

Musliu ka thënë se duhet që të publikohet lista e pjesëtarëve të Policisë të cilët kanë qenë të përfshirë në krim.

“Pozite e Opozite duhet ta mbështesin këtë aksion dhe t’i inkurajojnë Policinë e Kosovës që mos të hezitojnë të jenë në shërbim të vendit edhe atëherë kur duhet të ballafaqohen me koleget e tyre. Lista e prestareve të policisë të përfshirë në krim duhet të bëhet publike me emër e mbiemër dhe jo vetëm me iniciale”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Ajo thotë se këto banda kriminale nuk duhet të mbrohen teksa thekson se sa më shpejtë të bëhet publike identiteti i tyre dhe kontratat me Policisë të ju shkëputen menjëherë.

“Bandat kriminale nuk duhet të mbrohen e amnistohen. Bëjeni sa ma shpejt publike identitetin e plotë të tyre dhe kontratat e tyre me Policinë te shkëputen menjëherë. Soji i tyre s’ka vend në Policinë e Kosovës. Respekt për ata polic që mbremë morën pjese ne aksion në Karaçevë. Ata i bene ndere vetes, familjeve te tyre dhe Shtetit te Kosovës”, ka thënë deputetja Ganimete Musliu.