Zbatimi i marrëveshjes së Washingtonit, në ‘duart’ e partive politike
Foto: Reuters

Zbatimi i marrëveshjes së Washingtonit, në ‘duart’ e partive politike

Aktuale September 18, 2020 - 19:16

Pavarësisht mospajtimeve apo kritikave të partive politike parlamentare në Kuvendin e Kosovës për marrëveshjen apo dokumentin e nënshkruar nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator, ai është akt juridik i detyrueshëm, të cilin Kosova ka për obligim që ta zbatojë, thotë Enver Hasani, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës.

Por, zbatimi i pikave që burojnë nga ky dokument, do të jetë mjaft i vështirë, jo vetëm nga qeveria aktuale e kryeministrit Hoti, por edhe në rast se eventualisht në të ardhmen do të ketë një qeveri tjetër, shpreh mendimin analistja Donika Emini.

Më 4 shtator, në Washington, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në praninë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar, veç e veç, dokumente për normalizim ekonomik prej 16 pikash, të cilat janë konsideruar si marrëveshje apo zotime të njëanshme.

Akte juridike shtesë për zbatimin e zotimit në Shtëpinë e Bardhë

Profesor Enver Hasani thotë për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja në Washington ka dy aspekte që ngrenë pikëpyetje: e para, se a është e detyrueshme dhe e dyta, a është e zbatueshme në formën siç është krijuar në Washington.

Sipas tij, nuk ka asnjë dilemë që ka obligim të zbatojë marrëveshjen sepse ajo përbën një zotim, i cili është akt juridikisht i detyrueshëm.

“Sa i përket zbatimit, ky detyrim ndërkombëtar i marrë nga Kosova, ky zotim ndërkombëtar, në formën siç është, nuk mund të zbatohet, për shkak se dispozitat e saj nuk janë të vetekzekutueshme. Do të thotë, duhen akte tjera juridike zbatuese të këtij zotimi, të cilat mund të jenë amendamente kushtetuese, ligje, mund të jenë marrëveshje tjera ndërkombëtare, mund të jenë dekrete presidenciale, dekrete qeveritare. Pra, akte juridike shtesë për ta zbatuar (marrëveshjen). Ato, një pjesë e tyre, duhet të ratifikohen në kuvend”, thekson Hasani.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KETU