Infektuar: 17139
Shëruar: 14787
Vdekur: 657
Vetëm 31 euro mund t’i tërheqin nga Trusti

Vetëm 31 euro mund t’i tërheqin nga Trusti

Aktuale September 18, 2020 - 11:15

Instituti GAP ka njoftuar se gjysma e kontributpaguesve pensionalë mesatarisht mund të tërheqin nga Trusti vetëm 31 euro.

Agron Demi, nga ky Institut, ka thënë se gjysmën e kësaj shume do ta “përpijë banka në emër të mirëmbajtjes”.

Ndërsa ai kritikon krerët institucionalë, për të cilët thotë se 42 euro mesatarisht në ditë shpenzon një zëvendëskryeministër vetëm për dreka zyrtare.

“Gjysma e kontributpaguesve pensionalë mesatarisht mund të tërheqin nga Trusti vetëm 31 euro. Me siguri gjysmën e kësaj shume do ta përpijë banka në emër të mirëmbajtjes. Në anën tjetër, 42.5 euro mesatarisht në ditë shpenzon një zëvendëskryeministër vetëm për dreka zyrtare. E 11.748 euro ka kushtuar vetëm një biletë aeroplani”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Ndërkaq, Demi thotë se derisa ministrat e deputetët hanë e pinë, mijëra qytetarë ende nuk i kanë marrë 170 nga Pakoja Emergjente.

“E ka plot punëtorë që ende nuk e kanë marrë 170 euro, ndihmën e premtuar nga Pakoja Emergjente. Derisa hanë e pinë ministrat e deputetët e derisa i kanë kryer pushimet në det, me mijëra qytetarë janë në ankth se kur do t’i marrin 170 euro e kur do të kenë mundësi me i tërheq 31 euro prej Trustit”, tha ai, duke potencuar se “sjellja e politikanëve ndaj qytetarëve është sjellje prej sadistësh”. /Zëri