Aliu: Kosova i ka prishur marrëdhëniet me shumë shtete me vendimin për hapje të ambasadës në Jerusalem

Aliu: Kosova i ka prishur marrëdhëniet me shumë shtete me vendimin për hapje të ambasadës në Jerusalem

Aktuale September 17, 2020 - 20:06

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, e ka cilësuar si arritje njohjen e Kosovës nga Izraeli, ndërsa e ka kritikuar vendimin që ambasada të hapet në Jerusalem e jo në Tel Aviv.

Sipas Aliut, Kosova ka hyrë në telashe me shumë shtete që e kanë njohur pavarësinë tonë për shkak të deklaratave se ambasada do të hapet në Jerusalem, transmeton Zeri.info.

“Njohja e Izraelit është arritje. Çka patët nevojë me deklaru ambasadën tonë në Jerusalem e jo në Tel Aviv, nuk e kuptoj. Pse na duhet me hy në bela të panevojshme të dëmshme në aspektin tonë diplomatik që ju e dini shumë mirë se shumë vende që na kanë njohur, na keni armiqësu me to, ju i keni prishur marrëdhëniet”, ka thënë Aliu në Kuvend.

Sipas tij, ky është gabim dhe se kryeqytet i Izraelit është Tel Avivi e jo Jerusalemi.

“Çka na u desh me deklaru kryeqytet Jerusalemin kur është Tel Avivi”, ka shtuar Aliu. /Zëri