Infektuar: 17139
Shëruar: 14787
Vdekur: 657
Vulin: Nëse Bosnja është për pavarësi të Kosovës, unë jam për pavarësi të Republikës Serbe

Vulin: Nëse Bosnja është për pavarësi të Kosovës, unë jam për pavarësi të Republikës Serbe

Aktuale September 17, 2020 - 18:52

Dy anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq dhe Zhelko Komshiq, votuan sot për njohjen e pavarësisë së shtetit të Kosovës nga ana e shtetit të tyre.

Mirëpo, kundër këtij vendimi doli anëtari tjetër i Presidencës, Milorad Dodik, kreu i Republikës Serbe.

E ndaj këtyre zhvillimeve ka folur ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin. Ai tha se nëse ata janë për pavarësi të Kosovës, atëherë “edhe unë jam për njohje të Republikës Serbe”.

Madje ai tha se Serbia s’duhet ta ruajë më tërësinë territoriale të Bosnje e Hercegovinës pasi që, sipas tij, Komshiqi dhe Xhaferoviqi “u përpoqën ta vrisnin Serbinë”,raporton agjencia serbe e lajmeve "Tanjug".

“Votimi për propozimin përmes së cilit Bosnja e Hercegovina do të duhej ta njohë shtetin e rremë të ‘Kosovës’, anëtari boshnjak (mysliman, shën. red) i Preisdencës, Xhaferoviq dhe anëtari tjetër i popullit kroat i zgjedhur me votat boshnjake, Komshiq, treguan se sa nuk u intereson se çfarë mendojnë dhe ndiejnë serbët në BeH, por gjithashtu duan që Serbia edhe të copëtohet. E pyes presidentin Vuçiq edhe deri ku do të përpiqet ta shtrijë autoritetin e tij që të ruajë tërë BeH-në, e cila nuk e dëshiron një Serbi të plotë. President, nëse ata nuk e respektojnë tërë Serbinë dhe nuk e duan Republikën Serbe, për sa kohë do të duhet të mbajmë të gjithë BeH-në? President, ju i keni falur ata që u përpoqën t'ju vrasin në Srebrenicë, mos i falni ata që u përpoqën të vrisnin edhe Serbinë. Nëse ata në BeH janë për një ‘Kosovë’ të pavarur, unë jam për një Republikë të pavarur Serbe”, tha ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, duke komentuar vendimin e Komshiqt dhe Zhaferoviqit për të votuar për propozimin mbi njohjen pavarësisë së Kosovës nga Bosnja e Hercegovina një seancë të jashtëzakonshme të Presidencës së BeH, transmeton Zeri.info.