Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Tahiri i fton deputetët ta votojnë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike
Foto: Laura Hasani

Tahiri i fton deputetët ta votojnë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Aktuale September 17, 2020 - 10:08

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, u është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilëve u ka kërkuar ta votojnë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Tahiri theksoi se projektligji për rimëkëmbje ekonomike është zgjidhja për të gjitha efektet negative me të cilat po përballet Kosova, përcjell “Zeri.info”.

Postimi i plotë:

Të nderuar deputetë të Kuvendit,

Duke e ditur se jemi duke u përballur me një vit sfidues, pandemia ka afektuar pothuaj secilin dimension të jetës publike, sociale e qytetare. Si për çdo gjendje sfiduese, aty ku ka konsensus politik në vendimmarrje, aty shoqëria, qytetarët, publiku, e ndiejnë një siguri më të madhe.

Andaj nuk them se projektligji për rimëkëmbje ekonomike është zgjidhje për të gjitha efektet negative me te cilat po përballemi, mirëpo më duhet të theksoj se projektligji:

1. Është forma më e mirë e rifreskimit ekonomik;

2. Siguron mjete financiare kur shumë operatorë ekonomikë janë në mungesë të tyre;

3. Rritë fuqinë blerëse e me këtë mbështet edhe mirëqenien;

4. Përkrah disa dimensione të ndjeshme, siç është ndërmarrësia;

5. Siguron vazhdimësi dhe qëndrueshmëri në realizimin e planeve, projekteve e me këtë edhe një shteg për bizneset sektoriale, të cilat mund të dekurajohen dhe ulin caqet e tyre, duke ulur edhe performancën dhe përfshirjen.

6. Gjithashtu ky projektligj përkrah kategori të veçanta, të cilat janë të prekura skajshmërisht.

Pra, ju ftoj që sot të veprojmë shpejt, të përfshijmë propozimet, t’i harmonizojmë ato dhe të marrim vendime.

Jam i bindur se nëse nuk e bëjmë këtë shpejt dhe si duhet, pagat që i marrim në kohë pandemie do të mundë të cilësohen si “dëm” ekonomik!. /Zëri