Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
OVL e UÇK-së thotë se nuk do t’ia dorëzojë dosjet Speciales pa praninë e gjykatave ose Policisë së Kosovës

OVL e UÇK-së thotë se nuk do t’ia dorëzojë dosjet Speciales pa praninë e gjykatave ose Policisë së Kosovës

Aktuale September 17, 2020 - 09:32

Dje në zyrat e OVL-së së UÇK-së në Prishtinë janë dorëzuar sërish dokumente të tjera, që sipas tyre janë nga Gjykata Speciale.

Nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj, deklaron se nuk do t’i dorëzojnë këto dokumente në Gjykatën Speciale.

“Këtë gjykatë nuk e njohim, është e skaduar, e dalë afati, e bërë bajat. Është me helme të njerëzve të aparatit të Millosheviqit. Nuk i japim dosjet pa praninë e gjykatave tona ose Policisë sonë dhe autorizimin e tyre”, tha Haradinaj, raporton “Zeri.info”.

Haradinaj theksoi se kjo organizatë është për zbardhjen e krimeve dhe se këto dosje nuk do të mundë të dalin në shesh pa pëlqimin e personelit të tyre.

“Ata po dëshmojnë që kanë punuar ngushtë me njerëzit të cilët kanë kryer dhunë, vrasje, plaçkitje, gjenocid. Ne jemi për zbardhjen e krimeve, por të gjitha krimeve që kanë ndodhur në Kosovë. Jemi organizatë, i kemi do dosje, dosjet tona nuk mund të dalin pa dashur personeli ynë. Kanë dalë dosje prej Tribunalit, ka letërkëmbime, e kanë kaluar edhe normalen e juridiksionit”, theksoi ai. /Zëri