Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Mustafa: Largimi i Osmanit nuk e zbeh fare fuqinë e LDK-së

Mustafa: Largimi i Osmanit nuk e zbeh fare fuqinë e LDK-së

Aktuale September 16, 2020 - 23:01

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur për largimin e Vjosa Osmanit nga kjo parti.

Në një intervistë për “Ilva Now”, Mustafa theksoi se largimi i Osmanit nga LDK-ja nuk do të zbeh fuqinë elektorale të partisë që ai drejton.

Më tej Mustafa shprehet se ai personalisht nuk do dëshironte që Vjosa Osmani të largohet nga partia.

“Unë mendoj se jo. Fare nuk e zbeh as fuqinë elektorale, as votën e LDK-së. Për mua do të ishte shumë mirë që znj. Osmani të qëndronte në LDK edhe të ndante me ne përgjegjësinë e vendimeve qe ne marrim në LDK, sepse gjithë ne kemi përgjegjësi dhe këto vendime që marrim nuk janë vendime të lehta, nuk ka qenë vendim i lehtë që ne të prishim koalicionin me VV-në, sepse kemi investuar shumë në këtë koalicion, gati dy vite unë kam kontaktuar me zotin Kurti”, tha ai.