Infektuar: 18910
Shëruar: 15367
Vdekur: 674
Vetëvendosja: Hoti duhet të shkarkohet, po i ofron koncesione Serbisë

Vetëvendosja: Hoti duhet të shkarkohet, po i ofron koncesione Serbisë

Aktuale September 16, 2020 - 20:31

Lëvizja Vetëvendosje edhe sot ka kërkuar shkarkimin e kryeministrit Avdullah Hoti.

Sipas tyre Hoti po e dëmton Kosovën në dialogun me Serbisë dhe normalizimi institucional në vend do të ndodhte, siç kanë thënë ata, vetëm me shkarkimin e Hotit nga posti i kryeministrit, transmeton Zeri.info.

LVV-ja ka publikuar në faqen e tyre zyrtare në Facebook, dy deklarata të Hotit para dhe pas vizitës në Washington, që sipas tyre janë kundërthënëse.

“Siç duket z. Hoti marrëveshjen finale me Serbinë e sheh si shumën e hapave të vazhdueshëm që duhet bërë për t'i ofruar koncesione Serbisë, deri në njohjen e Kosovës ashtu siç do Serbia. Këtë e thonë dy deklaratat e tij para dhe pas vizitës në Washington. Ky person që paligjshëm mban një post duhet të shkarkohet në mënyrë që normalizimi t’i kthehet së pari jetës institucionale e politike në vend”, thuhet në postimin e LVV-së./Zëri