Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të mbahet më 25 shtator në Shkodër

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të mbahet më 25 shtator në Shkodër

Aktuale September 16, 2020 - 19:09

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e radhës të përbashkët më 24 shtator në qytetin e Shkodrës.

Si koordinatore për mbledhjet e përbashkëta të të dyja vendeve, Balaj-Halimaj thotë se në këtë mbledhje do të nënshkruhen dy marrëveshje nga dy kryeministrat e vendeve.

“25 shtatori do të jetë data kur do të mbahet mbledhja e dy qeverive në Shkodër. Dy marrëveshje do të nënshkruhen nga kryeministrat e dy vendeve, ndërsa për një marrëveshje të tretë jemi në diskutim e sipër. E kemi edhe një takim final në Shkodër me ekipin e Shqipërisë për të ardhur në dakordim të plotë të secilës marrëveshje që do të nënshkruhet”, tha ajo për Klan Kosova.