
Banorët e disa fshatrave të Kamenicës protestojnë kundër mbylljes së shkollave
Banorët e fshatit Karaçevë dhe të disa fshatrave tjera në komunën e Kamenicës, kanë paralajmëruar një protestë për të premten.
Përmes një njoftimi, banorët thonë se pas vendimit të kryetarit, Qëndron Kastrati për mbylljen e disa shkollave nëpër fshatra, do të kundërshtojnë këtë vendim përmes protestës, transmeton Zeri.info.
“Pasi që kryetari i Komunës së Kamenicës, z.Qendron Kastarati me vendim arbitrar e ka mbyllur shkollën e Karaçevës me mbi 100 nxënës, si dhe disa shkolla tjera të Komunës së Kamenicës, atëherë ne banorët e kësaj ane protestojm dhe kërkojm hapjen urgjente të të gjitha shkollave që gravitojnë në këtë komunë”, thuhet në njoftimin nga Bashkësia Lokale e Karaçevës.
Sipas njoftimit, protesta do të mbahet këtë të premte prej orës 14:00 përballë objektit të Komunës së Kamenicës. /Zëri