Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Gjuriqi demanton Lajçakun, thotë se nesër në Bruksel do diskutohet për Asociacionin

Gjuriqi demanton Lajçakun, thotë se nesër në Bruksel do diskutohet për Asociacionin

Aktuale September 16, 2020 - 18:04

Bashkimi Evropian ka lëshuar një njoftim se nesër do të vazhdojë dialogu në nivel ekspertësh mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Siç thuhej në njoftim të cilin e ka publikuar edhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nesër do të diskutohet për pretendimet financiare mes dy palëve.

Por këtë e ka demantuar i ashtuquajturi drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, i cili i ka replikuar në njoftimin e Lajçakut në Twitter se nesër do të diskutohet për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë, transmeton Zeri.info.

“Faleminderit për mikpritjen. Tema e parë në rendin e ditës nesër do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Të paktën për palën serbe. Për këtë u ra dakord nën lehtësimin e BE-së shtatë vjet e gjysmë më parë”, ka shkruar Gjuriqi në Twitter. /Zëri