Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
 Zyra e presidentit kërkon nga Kuvendi të votohet rezoluta që ia ndalon Hotit të negociojë për çështje të brendshme
Foto:Laura Hasani

Zyra e presidentit kërkon nga Kuvendi të votohet rezoluta që ia ndalon Hotit të negociojë për çështje të brendshme

Aktuale September 16, 2020 - 13:04

Nga zyra e presidentit të Kosovës kanë dërguar deklaratë që hapja e temave për të drejtat e komuniteteve dhe për Asociacionin e Komunave Serbe në dialogun e Brukselit sipas tyre është gabim i madh dhe i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës.

“Është goditje ndaj shtetësisë dhe cenim i sovranitetit të shtetit tonë. Këto tema janë adresuar dhe zgjidhur në kuadër të Pakos së Ahtisaarit, e cila i parapriu shpalljes së pavarësisë, por edhe në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit në prillin të vitit 2013 dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin nga zyra e presidentit për media.

Po ashtu në njoftim thuhet se askush nuk ka mandat që të bisedojë në emër të Kosovës për tema të mbyllura.

“Prandaj, askush nuk ka mandat që të bisedojë në emër të Kosovës për tema të mbyllura, në Bruksel ose kudo qoftë. Kosova nuk mund dhe me asnjë çmim asnjëherë nuk do të lejojë që brenda territorit të saj të krijohet një entitet politik, i cili do të ishte riprodhim i Republikës Serbe në territorin e Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.

Nga Zyra e Presidentit kërkojnë që Kuvendi urgjentisht ta trajtojë këtë hap të rrezikshëm nga Qeveria në dialogun e Brukselit, si dhe kërkojnë që urgjentisht Kuvendi të botojë edhe një rezolutë, ku kryeministrit i ndalohet të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës. /Zëri