Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Aktuale September 16, 2020 - 09:22

Në Kosovë sot dhe nesër do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pjesshme, të cilat më të theksuara do të jenë në vijën e relievit malor.

Kjo gjendje stabile e motit vjen si pasojë e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës, prandaj udhëzimet e IKSHP-së mbesin në fuqi. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.