Infektuar: 17009
Shëruar: 14716
Vdekur: 656
Reagojnë veteranët e UÇK-së: Mos na përcillni, ne nuk fshihemi!
Foto: Laura Hasani

Reagojnë veteranët e UÇK-së: Mos na përcillni, ne nuk fshihemi!

Aktuale September 16, 2020 - 08:38

Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dega në Drenas, ka reaguar ndaj individëve, të cilët sipas tyre po përcjellin e vëzhgojnë përfaqësuesit e organizatave të luftës së UÇK-së.

Sipas tyre, kjo përcjellje që po u bëhet është e panevojshme.

“Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, Dega Drenas reagon në lidhje me përcjelljet, vëzhgimi që po u bëhet përfaqësuesve të organizatave të luftës së UÇK-së nga individë të panjohur. Për luftën e pastër që ka zhvilluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës tashmë dihet”, thuhet në reagimin e veteranëve, transmeton “Zeri.info”.

Ata kërkojnë që të mos përcillen, pasi nuk kanë asgjë për të fshehur dhe nuk do të fshihen.

“Ne asnjëherë nuk jemi fshehur dhe as tash nuk do të fshihemi, janë të tjerë ata që duhet të fshihen, sepse një ditë do t’i mallkojë historia. Ne kemi dalë faqebardhë në luftë, jemi faqebardhë në paqe e ato çfarë duhet i kemi deklaruar.

Ne,do të qëndrojmë të palëkundur në kauzën tonë për të zbardhur të vërtetën për luftën e UÇK-së. Prandaj mos na përcillni, sepse ne nuk fshihemi, nuk kemi për çfarë!”, thuhet në këtë reagim. /Zëri