Infektuar: 17009
Shëruar: 14716
Vdekur: 656
Thaçi për Asociacionin: Rihapja e kësaj çështjeje pas një dekade, kthim prapa për Kosovën
Foto: Laura Hasani

Thaçi për Asociacionin: Rihapja e kësaj çështjeje pas një dekade, kthim prapa për Kosovën

Aktuale September 15, 2020 - 19:32

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas ngjarjes së organizuar për nderë të Vitit të Ri hebraik ka dal në një konferencë për media.

Thaçi ka ritheksuar se njohja reciproke mes shtetit të Izraelit dhe Kosovës ka rëndësi strategjike për të dyja vendet, teksa thotë se ky partneritet është shumë i rëndësishëm për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, raporton Zeri.info

“Edhe një herë ritheksoj se njohja reciproke mes Izraelit dhe Kosovës është e një rëndësie strategjike për të dy vendet për paqe në Ballkanin Perëndimor. Të dy vendet e kemi pothuajse të kaluar të njëjtë, jemi përballur me një histori të hidhur që e njeh dhe e respekton bota dhe të njëjtën kohë ky partneritet aktual është shumë i rëndësishëm si bazament i fuqishëm për të ardhmën euroatlantike të Kosovës por Kosova ka shumë çka për të mësuar nga përvoja e izraelit në zhvillimin ekonomik”, tha Thaçi.

Ai deklaroi se marrëveshja e formalizuar për dy vite në mes Kosovës dhe Izraelit në Ëashington të implementohet në tersi.

“Izraeli e ka fituar një partner strategjik më shtetin më të ri në botë dhe do të punojmë fuqishëm që marrëveshja e formalizuar për dy vite në mes nesh që u formalizuar në Ëashington të implementohet në tersi”, potencoi Thaçi

Ndërkaq, kreu i vendit ka folur edhe për Asociacionin ku tha se rihapja kësaj çështje përsëri në Bruksel pas një dekade është kthim prapa për Kosovën.

“Çdo agjent që qoftë për asociacion për prona apo çështje tjera janë çështje që janë diskutuar dy tri herë për mua është kthim mbrapa për Kosovën është agjent e Serbisë që procesin e qon drejt një degjenerimi të plotë dhe tendencës së dobësimit të shtetit të Kosovës, rihapja e e çështjes së asociacionit përsëri në Bruksel pas një dekade është rikthim prapa për Kosovën, është goditje ndaj shtetësisë së Kosovës dhe cenim i sovranitetit e me rrezik për krijimin e Republikës Serbe në Kosovë”, përfundoi ai./Zëri