Infektuar: 17009
Shëruar: 14716
Vdekur: 656
Ish-ministrja e Drejtësisë e quan skandaloze uljen e dënimit për Pjetër Ndrecajn

Ish-ministrja e Drejtësisë e quan skandaloze uljen e dënimit për Pjetër Ndrecajn

Aktuale September 14, 2020 - 11:46

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë për Pjetër Ndrecajn, i cili u dënua sot me 24 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e gruas dhe të vajzës së tij.

Haxhiu është tronditur me vendimin e Gjykatës, e cila ia ka ulur dënimin Ndrecajt nga burgim i përjetshëm në 24 vjet burgim.

Ajo ka thënë se ky aktgjykim është skandaloz dhe tregon se jeta e gruas, e fëmijëve nuk është e vlefshme për institucionet e drejtësisë, transmeton “Zeri.info”.

“Jam e shokuar me uljen e dënimit për vrasësin e së ndjerës Valbonës dhe vajzës së saj!
Ky aktgjykim është padrejtësia e radhës ndaj grave. Ky aktgjykim është aq skandaloz sa tregon se jeta e gruas e fëmijëve nuk është e vlefshme për institucionet e drejtësisë. Në vend se institucionet e drejtësisë të jenë vendi ku triumfon drejtësia, ato janë shndërruar në zyra për pazare e vendime të turpshme, ku amnistohen kriminelët e inkurajohen të tjerë për veprime kriminale!”, ka shkruar Haxhiu në reagimin e saj.

Sipas saj, asnjëherë më shumë nuk kemi pasur nevojë për shtetin e së drejtës. /Zëri