Grenelli tregon se kur do të takohen udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë për bisedime

Grenelli tregon se kur do të takohen udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë për bisedime

Aktuale August 14, 2020 - 08:08

Emisari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, ka deklaruar se drejtuesit e të dyja vendeve do të takohen këtë vit.

Përmes një postimi në “Twitter”, Grenelli ka thënë se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator.

“Jemi të lumtur që të njoftojmë se liderët e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë, më 2 shtator, për bisedime”, ka shkruar Grenelli./Zëri