Temperatura të larta sot në Kosovë, pasditja pritet të sjellë edhe reshje shiu

Temperatura të larta sot në Kosovë, pasditja pritet të sjellë edhe reshje shiu

Aktuale August 14, 2020 - 08:07

Sot dhe nesër në vendin tonë moti do të jetë i paqëndrueshëm.

Në pjesën e parë të ditës do të jetë mot me diell, por pasdite përpos diellit parashihen zhvillime të vranësirave, të cilat në territore të caktuara do të shoqërohen me reshje të përcjella me stuhi dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, sidomos në orët e mesditës, prandaj rekomandohen këshillat e IKSHP-së. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.