Shpend Ahmeti befasohet: Me 365 milionë euro a mund të ketë rimëkëmbje ekonomike?

Shpend Ahmeti befasohet: Me 365 milionë euro a mund të ketë rimëkëmbje ekonomike?

Aktuale August 13, 2020 - 23:48

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se me 365 milionë euro nuk do të mundë të ketë vendi rimëkëmbje ekonomike në vend.

Madje sipas tij, 10-përqindëshi i Trustit nuk e rrit kërkesën agregate për të njëjtën vlerë dhe si shpenzim i lirë në konsum e ka efektin edhe më të vogël.

“365 milionë për rimëkëmbje ekonomike? As për së afërmi! P.sh. 10-përqindëshi i Trustit nuk e rrit kërkesën agregate për të njëjtën vlerë dhe si shpenzim i lirë në konsum e ka efektin edhe më të vogël”, tha ai përmes një postimi në “Facebook”, transmeton “Zeri.info”.