Kuvendi nesër vazhdon seancën në orën 10:00

Kuvendi nesër vazhdon seancën në orën 10:00

Aktuale August 13, 2020 - 22:27

Kuvendi i Republikës së Kosovës njofton se nesër në orën 10:00 do të vazhdojë seanca plenare për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Ndërsa nga ora 11:00 Kuvendi do të vazhdojë me 5 pika të tjera, të cilat do të jenë në rend të ditës.

“Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19”, ka bërë të ditur kuvendi përmes një komunikate, transmeton Zeri.info.