Thaçi dekoron humanistin Turan Rusin me Medalje Presidenciale

Thaçi dekoron humanistin Turan Rusin me Medalje Presidenciale

Aktuale August 13, 2020 - 20:26

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale, humanistin Turan Rusi.

Thaçi ka bërë të ditur se Turan Rusi është një prej bashkatdhetarëve të parë që emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas luftës së Dytë Botërore, transmeton Zeri.info.

“Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, me Medalje Presidenciale sot e dekorova humanistin Turan Rusi. Ai është një prej bashkatdhetarëve të parë që emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas luftës së Dytë Botërore. Turani me djemtë e tij, Salin, Ilirin e Arbenin dhe gjithë familjen treguan dije, humanizëm, vullnet dhe guxim për të punuar pareshtur për lirinë dhe shtetin e Kosovës”, theksoi Thaçi përmes një postimi në Facebook. /Zëri

Image