Muhamet Mustafa thotë se në Kosovë ka degradim në shkencë, shëndetësi e media

Muhamet Mustafa thotë se në Kosovë ka degradim në shkencë, shëndetësi e media

Aktuale August 13, 2020 - 18:40

Në një postim të publikuar dje këngëtari me profesion historian, Genc Prelvukaj ka renditur dhjetëra projekte që janë ndërtuar nga viti 1960-1990 në Kosovë. Kështu duke kritikuar udhëheqësit politikë në Kosovë, Prelvukaj kritikon se këto 20 vitet e fundit pak është investuar e punuar sa i përket pronave e investimeve nga shteti.

E gjithë kjo ka zgjuar interesim për ekonomistin Muhamet Mustafa, i cili përmes një postimi në “Facebook”, ka përmendur vitet kur Kosova është zhvilluar ekonomikisht, intelektualisht e në aspektin kombëtar, zhvillime të cilat i paraprinë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shtetit të Kosovës.

Përmes një shkrimi të gjatë Mustafa thotë se nuk mund të mohohen të arriturat që janë bërë nga viti 1999 e tutje, por se të arriturat nuk janë ato që do të duhet të ishin sidomos në fushën e shëndetësisë dhe arsimit.

“Dhe për këtë nuk janë përgjegjës vetëm "komandantët" si po quhen në menyrë pezhorative. Një lloj duhet ta shohim përgjegjësinë e intelektualëve të klasës së mesme, mediave e shoqerisë civilë . Kosovën e ka kapluar apatia, oportunizmi dhe shterpësia në rend të parë e shtresës intelektuale, por ka një degradim në shkallë të gjerë edhe krijimin shkencor, në shëndetësi, ne media . Dhe ky është problemi qenësor”, shkruan Mustafa dhe porosit se krahë kritikës kundër keqqeverisjes, secili duhet ta drejtoj dhe gishtin ndaj vetes.

Postimi i plotë: