Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Kryeministri Hoti “sulmon” inspektorët nga shtëpia

Kryeministri Hoti “sulmon” inspektorët nga shtëpia

Aktuale August 13, 2020 - 15:59

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar që sot ka pranuar informatën se në disa raste të caktuara inspektorët janë treguar selektivë ndaj atyre që nuk i respektojnë masat.

Hoti ka thënë se kjo nuk do të tolerohet.

Ai ka bërë të ditur se sot ka pasur konsultim me Policinë, Inspektoratin Sanitar dhe Ministrinë e Shëndetësisë, nga të cilët është informuar për aktivitetet në terren për zbatimin e masave.

“Sot, në konsultimin qe kisha me Policinë, Inspektoratin Saanitar, Ministrinë e Shëndetësisë, institucionet tjera ndihmëse dhe nivelin komunal, jam informuar për aktivitetet në terren në mbikëqyrje të zbatimit të masave. I falënderova për angazhimin dhe kërkova të zbatohen masat pa pardon”, ka theksuar ai.

Hoti ka potencuar se së shpejti do të rrisin numrin e inspektorëve sanitarë. Madje, sipas tij nuk do të ketë tolerancë ndaj shkelësve të masave.

“Shumë shpejt do ta rrisim prapë numrin e inspektorëve sanitarë. Nuk do të ketë tolerancë ndaj shkelësve të masave që po rrezikojnë jetën e qytetarëve e as ndaj atyre që nuk respektojnë Inspektoratin dhe Policinë, duke i penguar në kryerjen e detyrës”, ka thënë kryeministri në deklaratën e tij të sapopublikuar në rrjetin social “Facebook”. /Zëri