Vdes polici në Klinë, ishte i infektuar me COVID-19

Vdes polici në Klinë, ishte i infektuar me COVID-19

Aktuale August 12, 2020 - 23:10

Ka vdekur një zyrtar i policisë së Kosovës në Klinë, pasi që ishte infektuar me koronavirus.

Lajmin e kanë bërë të ditur koleg të tij përmes një postimi në “Facebook”.

“Lajmi i trishtueshëm se kolegu Gegë Prenaj u nda nga jeta është për ne tepër shokues. Ishe i dashur, i afërt dhe punëtor. Kolegu ynë do të jesh gjithmonë në zemrat tona. Qoftë i paharruar kujtimi për ty. Pushofsh në paqe Gegë”, thuhet në njoftim. /Zëri